• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Koha: MPB-ja e Kosovës ka ndryshuar masën e sigurisë për importin e mallrave nga Serbia në pikën kufitare Merdare

Koha: MPB-ja e Kosovës ka ndryshuar masën e sigurisë për importin e mallrave nga Serbia në pikën kufitare Merdare

Prishtinë, 7 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës e ndryshoi masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare, ka mësuar KOHA e Prishtinës (koha.net) nga burimet e saj në Qeveri.

Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe në kufitin mes dy vendeve, tensioneve në veri të vendit të banuar me një shumicë serbe dhe dyshimeve se vitin e kaluar nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë.

Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

Më vendimin e ri, të cilin të hënën deri te institucionet përkatëse e ka dërguar ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, ndalimi i importimit të këtyre produkteve do të zëvendësohet me "kontroll të detajuar" për maunet që hyjnë nga Serbia, shkruan mediumi.

Siç tranmseton MIA-, ndryshimi i masës së sigurisë vlen vetëm për pikën kufitare në Merdare, derisa ajo mbetet në fuqi në pikë kalimet kufitare të tjera me Serbinë.

Gjermania kohët e fundit, përmes të derguarit të saj special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, ka kërcënuar Kosovë  me mospjesëmarrje në samitin që mbahet më 14 tetor, nëse nuk e heq ndalesën e importit të mallrave nga Serbia. Sipas Saracinit, kjo ndalesë bllokon edhe punën e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR