• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Koalicioni qeveritar slloven dënoi thirrjen e opozitarit Jansha për të armatosur popullin

Koalicioni qeveritar slloven dënoi thirrjen e opozitarit Jansha për të armatosur popullin

Lubjanë, 24 tetor 2023 (MIA) - Koalicioni qeveritar në Slloveni sot ashpër e dënoi zhirrjen e ish kryeministrit slloven Janez Jansha për armatimin e njerëzve, pas tubimit propalestinez që u mbajt të enjten në Lubjanë.

Udhëheqësit e partive nga koalicioni qeveritar thirrjen e tij e quajtën "plotësisht të papërgjegjshme", transmetoi agjencia STA.

Ata në një kumtesë të përbashkët theksojnë se edhe ftesa e ish kryeministrit, lider i Partisë Demokratike Sllovene opozitare (SDS) është në kundërshtim me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar.

Jansha paraprakisht në platformën X pas tubimit propalestinez shënoi: Gjërat po bëhen serioze. "Armatosuni, ligjërisht".

Liderët e koalicionit qeveritar sot porositën se Sllovenia është një vend demokratik, i bazuar në sundimin e ligjit dhe me institucione të forta në shërbim të rendit dhe sigurisë.

"Siguria e njerëzve është në vend të parë, prandaj Qeveria është aktive në monitorimin e situatës dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme. Ne dënojmë përhapjen e panikut, urrejtjes dhe populizmit dhe refuzojmë thirrjen për armë. "Thirrje të tilla janë në kundërshtim me Slloveninë moderne dhe demokratike dhe nuk janë në frymën e një Evrope të bazuar në solidaritet," njoftuan nga koalicioni.

Edhe presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar, gjithashtu e dënoi thirrjen  e Janshës për armë, duke thënë se deklaratat e tilla duhet të trajtohen si shumë serioze. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR