• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Koalicioni në pushtet në Izrael ka paralajmëruar ngadalësim në zbatimin e reformave në drejtësi

Koalicioni në pushtet në Izrael ka paralajmëruar  ngadalësim në zbatimin e reformave në drejtësi

Tel Aviv, 20 mars 2023 (MIA) - Koalicioni në pushtet i Izraelit sot ofroi vonesë  të pjesshme në zbatimin e planit të diskutueshëm për reformimin e sistemit të drejtësisë nën presionin e protestave masive në rrugë dhe kritikës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe apelin e presidentit amerikan Xho Bajdenit.. 

Pas seancës së sotme qeveritare, liderët e koalicionit shprehën gatishmëri për ta zbutur reformën me rritjen e numrit të anëtarëve të komisionit që do të përzgjedhë gjykatësit, me çfarë do t'i mundësojë opozitës dhe anëtarëve të tjerë të kenë një pjesë më të madhe në përzgjedhje. 

Megjithatë, ata nuk kanë hequr dorë nga  plani deri në fillim të prillit të miratohet propozim-ligji i cili do t'i mundësojë qeverisë më shumë kontroll mbi përzgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës së Lartë.

Liderët e opozitës dhe lëvizjes protestuese menjherë e hodhën poshtë   ofertën e koalicionit dhe i akuzuan ultra të djathtët se e prishin ekuilibrin e forcave. 

Ish-kryeministri i Izraelit, tani lider i opozitës, Jair Lapid, deklaroi se nuk do të ketë komision për të zgjedhur gjykatësit por një komision për të "emëruar partnerë" dhe se kjo ishte planifikuar që në ditën e parë, sipas mediave izraelite. ar/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR