• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klimenko: Në sulmin rus në Konstantinovka humbën jetën 17 persona dhe 32 janë plagosur

Klimenko: Në sulmin rus në Konstantinovka humbën jetën 17 persona dhe 32 janë plagosur

 Kiev, 6 shtator 2023 (MIA) - Në sulim rus me raketa  Konstantinovka në Ukrainë humbën jetën gjithsej 17 persona, ndërsa janë plagosur 32, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Igor Klimenko në Telegram.

“Deri në orën 18, nga bombardimi rus kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 32 janë plagosur”, thuhet në kumtesën e ministrit. 

 Aksioni për kërkim dhe shpëtim ka përfunduar.

 Siç u raportua paraprakisht sot, forcat ruse e kanë sulmuar tregun qendror në Kostantinovka, rajoni i Donjeckut.

 Në lidhje me sulmin, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se "armata ruse gjithmonë godet mbi civilë kur forcat e mbrojtjes ukrainase arrijnë suksese në front".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR