• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klimenko: Gjashtë persona, përfshirë edhe një foshnje, e humbën jetën në granatimin rus të Hersonit

Klimenko: Gjashtë persona, përfshirë edhe një foshnje, e humbën jetën në granatimin rus të Hersonit

Herson, 13 gusht 2023 (MIA) - Forcat ruse sot granatuan dy fshatra në rjaonin jugor ukrainas Herson, me ç'rast jetën e humbën gjashtë persona, mes të cilëve edhe një foshnje, kumtuan autoritetet ukrainase.

"Një çift dhe foshnja e tyre, vetëm 23-ditëshe, si dhe një burrë, e humbën jetën në fshatin Shiroka Balka, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Ihor Klimenko.

Fëmija i dytë i çiftit të vrarë, djali 12-vjeçar, është plagosur rëndë.

Dy persona e humbën jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në fshatin Stanisllav, që, sipas Klimenkos, madje 12 herë është goditur nga zjarri artilerik.

"Terroristët asnjëherë vullnetarisht nuk do të ndalojnë së vrari civilë", shkroi Klimenko në kanalin Telegram, duke publikuar dy fotografi të shtëpive të dëmtuara.

"Terroristët duhet të ndalen. Me forcë. Ata nuk kuptojnë asgjë tjetër", shtoi ai.

Armata ukrainase në nëntor të vitit të kaluar e ktheu kontrollin ndaj pjesës perëndimore të rajonit Herson, por forcat ruse edhe më tej rregullisht e granatojnë rajonin nga ana tjetër e Dnjeprit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR