• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kliçko: Shkarkimi i Zaluzhnit është gabim, ai na mbrojti kundër ushtrisë më të fuqishme në botë

Kliçko: Shkarkimi i Zaluzhnit është gabim, ai na mbrojti kundër ushtrisë më të fuqishme në botë

Kiev, 5 mars 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gaboi që e shkarkoi komandantin suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, tha prefekti i Kievit, Vitali Kliçko.

“Shkarkimi i Valeri Zaluzhni ishte një gabim i madh. Ne duhet të bashkohemi rreth njerëzve që kanë mbështetjen më të madhe – si Zaluzhni, i cili ka vlerësimin më të lartë në sondazhe”, deklaroi Kliçko për gazetën italiane “La Republika”.

“Për dy vjet, ai mbrojti me sukses vendin tonë kundër ushtrisë më të madhe dhe më të fuqishme në botë”, tha Kliçko, duke shtuar se publiku e sheh gjeneralin e famshëm si “mbrojtësin më të rëndësishëm të kombit”.

Kliçko, i cili më parë e akuzoi Zelenskin për "autoritarizëm", pretendoi se presidenti "duhej të shpjegonte pse mori një vendim që tronditi çdo ukrainas" sepse "shumë u ndjenë të hutuar, të dëshpëruar".

Ai shtoi se “gabimin e madh që e bëjnë shumë njerëz sot është të luajnë politikë”.

Siç njoftojnë mediat, Valeri Zaluzhnit iu drejtua besimi për udhëheqjen e mbrojtjes së Kievit në fazat e hershme të konfliktit, si dhe për operacionet e suksesshme në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Këto suksese u dëmtuan nga një kundërofensivë e pasuksesshme në vitin 2023, gjatë së cilës trupat ukrainase pësuan humbje të mëdha dhe humbën shumë tanke dhe pajisje të tjera të siguruara nga Perëndimi. Megjithatë, Zaluzhni mbeti i njohur, me një vlerësim prej më shumë se 80 përqind sipas anketës në dhjetor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 




QËNDRONI TË LIDHUR