• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klaudia Shajnbaum edhe zyrtarisht është shpallur presidente e re e Meksikës

Klaudia Shajnbaum edhe zyrtarisht është shpallur presidente e re e Meksikës

Meksiko-Siti, 16 gusht 2024 (MIA) - Klaudia Shajnbaum, e cila me 2 qershor i fitoi zgjedhjet presidenciale në Meksikë, dje zyrtarisht u shpall presidentja e sapozgjedhur e Meksikës, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë post në Meksikë.

Ish-prefektja e Meksiko-Sitit në një ceremoni të vogël e mori vendimin ligjor me të cilin  shpallet presidentja e ardhshme e vendit.

Vendimi deri më tani ishte shtyrë për shkak të ankesave pranë lidhjes së trupit zgjedhor.

Shejnbaum fitoi me gjithsej 60 për qind të votave, dy herë më shumë se konkurrenti i saj më i afërt, Ksoçitl Galvez.

Betimin solemn presidencial ajo do ta bëjë me 1 tetor, që është një ndryshim nga tradita e deritanishme e betimit më 1 dhjetor. Periudha e tranzicionit u ndërpre pasi deputetët meksikanë vlersuan se presidentët në largim ndodhe shumë gjatë në detyrë.

Shajnbaum do të ketë një mandat gjashtëvjeçar deri në vitin 2030, ndërsa meksikanëve u ka premtuar se do të ndjekë të gjitha politikat e paraardhësit të saj dhe mentorit politik, presidentit në largim Andres Manuel Lopez Obrador. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR