• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kisinxher pret që negociatat për Ukrainën të fillojnë nga fundi i vitit

Kisinxher pret që negociatat për Ukrainën të fillojnë nga fundi i vitit

Uashington, 8 maj 2023 (MIA) - Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinxher vlerësoi se nisma kineze për zgjidhje paqësore të konfliktit ruso-ukrainas do të çojë drejt fillimit të një procesi negociues deri nga fundi i vitit 2023. Këtë supozim ai e bëri në intervistë për CBS në prag të ditëlindjes së tij të 100-të.

"Tani kur Kina filloi negociata, gjithçka do të vijë në vendin e vet. mendoj se deri në fund të vitit do të flasim për negociata, e madje edhe për negociata të vërteta", tha Kisinxher.

Politikani u përjgigj edhe në pyetjen nëse do të nisej drejt Moskës për të negociuar me Vlladimir Putinin nëse atë e kërkon presidenti amerikan. Kisinxher tha se "do të ishte i gatshëm" ta bëjë atë në cilësinë e presidentit.

Kina e propozoi planin paqësor më 24 shkurt të këtij viti, në përvjetorin e hyrjes së trupave ruse në Ukrainë. Plani nuk përfshin tërheqje të trupave ruse dhe nuk e zgjidhë çështjen për pronësinë e territoreve.

Presidenti amerikan, Xho Bajden paraprakisht deklaroi se plani i Kinës është i dobishëm vetëm për Rusinë. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski konsideron se propozimet e Pekinit nuk janë plan konkret për aksion, por mendime rreth kësaj çështjeje.

Presidenti rus, Vlladimir Putin gjatë vizitës së presidentit kinez në Moskë propozoi si bazë për negociatat të merret plani kinez. ab/

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR