• e premte, 27 dhjetor 2024

Kisinxher: Lufta e dytë e Ftohtë mund të jetë më e rrezikshme se e para

Kisinxher: Lufta e dytë e Ftohtë mund të jetë më e rrezikshme se e para

Madrid, 26 mars 2023 (MIA) - Lufta e dytë e Ftohtë mund të jetë më e rrezikshme se e para, pralajmëron ish sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinxher në intervistë për Mundo, të publikuar mbrëmë.

"Kjo luftë e dytë e Ftohtë do të mund të fillojë mes SHBA-së dhe Kinës", paralajmëron ish sekretari i Shtetit.

Sipas Kisinxherit, një nga shkaqet se pse Lufta e dytë e Ftohtë mund të jetë më e rezikshme se e para është fakti se Kina dhe SHBA-ja kanë resurse të krahasueshme ekonomike - diçka që, sipas tij, nuk ka qenë rast në Luftën e parë të Ftohtë.

"Uashingtoni dhe Pekini kanë obligim të përbashkët të pengojnë përleshje katastrofike", thotë Kisinxher. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR