Kishida edhe krahas incidentit vazhdon me aktivitetet e planifikuara
- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida vazhdon fushatën e sotme parazgjedhore pas incidentit në Saikazaki, në prefekturën Vakajama, publikoi në Tuiter Partia e tij Liberale Demokratike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:26, 15 prill, 2023
Tokio, 15 prill 2023 (MIA) - Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida vazhdon fushatën e sotme parazgjedhore pas incidentit në Saikazaki, në prefekturën Vakajama, publikoi në Tuiter Partia e tij Liberale Demokratike.
Gjatë fjalimit të Kishidës, një djalë hodhi një objekt të ngjashëm me një bombë tymi. U dëgjua një shpërthim i fortë, gjatë të cilit njerëzit filluan të iknin në panik, ndërsa kryeministri u strehua dhe nuk është lënduar.
Policia menjëherë e kapi dhe arrestoi të dyshuarin.
Ish-kryeministri Shinzo Abe vdiq pasi u qëllua me armë zjarri në një tubim parazgjedhor në korrik të vitit të kaluar. ar/
Foto. Tuiter