• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kirgistani i këshillon qytetarët e vet që t'i kufizojnë udhëtimet në Rusi

Kirgistani i këshillon qytetarët e vet që t'i kufizojnë udhëtimet në Rusi

Bishkek, 27 mars 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Kirgistanit i ka këshilluar qytetarët e këtij vendi që t'i anulojnë udhëtimet në Rusi, të cilat nuk i kanë të domosdoshme, pasi migrantë nga rajoni janë cekur si autorë të sulmit terrorist në afërsi të Moskës.

Gjykata ruse dje i shqiptoi paraburgim një kirgistanezi me akuzë se i ka strehuar katër autorët e dyshuar taxhikistanezë të sulmit në sallën e koncerteve në Krasnogorsk të premten e kaluar. Ai dhe tre të dyshuarit taxhikistanezë janë në paraburgim.

Grupi Shteti Islamik e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin, ku humbën jetën 139 persona, ndërsa 182 janë plagosur. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR