• e enjte, 18 korrik 2024

Kirbi: SHBA-ja qëndron pas Shqipërisë në përpjekjet që të refuzohen sulmet kibernetike nga Irani

Kirbi: SHBA-ja qëndron pas Shqipërisë në përpjekjet që të refuzohen sulmet kibernetike nga Irani
Uashington, 28 tetor 2022 (MIA) – Xhonatan Fajner, zëvendëskëshilltare për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, kohën e fundit u takua me Olta Xhaçka, ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, sërish duke e theksuar mbështetjen urgjente, të rëndësishme dhe të vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e Shqipërisë që të  forcohet siguria kibernetike, deklaroi Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit kombëtar për siguri të presidentit Xho  Bajden. "Mbështetja e SHBA-së për përpjekjet shqiptare që të forcohet siguria kibernetike është përballë sulmeve të përsëritura kibernetike, subversive të Iranit", tha Kirbi mbrëmë në konferencë për shtyp për korrespondentët e huaj në Uashington. Fajner gjithashtu e  shprehu kënaqësinë e SHBA-së nga bashkëpunimi i fuqishëm midis SHBA-së dhe Shqipërisë "Kënaqësia nga bashkëpunimi i përbashkët të çështjeve globale, duke e përfshirë punën e përbashkët si aleatë në NATO dhe udhëheqjen e Shqipërisë si anëtare (jo e përhershme) e Këshillit të sigurimit pranë KB-së, bashkë-hartues me SHBA-në të rezolutës së KB-së për dënimin e pushtimit rus ndaj Ukrainës", tha Kirbi. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR