• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kirbi: SHBA-ja po heton për gjoja përdorim të automjeteve ushtarake amerikane në sulmin në territorin rus

Kirbi: SHBA-ja po heton për gjoja përdorim të automjeteve ushtarake amerikane në sulmin në territorin rus

Uashington, 25 maj 2023 (MIA) - Uashingtoni po i shqyrton raportet për atë se automjete luftarake amerikane janë përdorur nga Ukraina në Rusi, deklaroi sot Xhon Kirbi, këshilltar për komunikime strategjike në Shtëpinë e Bardhë.

Në brifingun me gazetarët ai theksoi se SHBA-ja qartë ia ka bërë me dije Kievit se nuk mbështetë kurfarë përdorimi të pajisjues së prodhuar në SHBA për qëllime të tilla.

Kjo vjen pasi që Kremlini deklaroi se përdorimi i pajisjes ushtarake amerikane nga ana e luftëtarëve proukrainas të cilët këtë javë kryen sulm të armatosur në rajonin kufitar rus në afërsi të Bellgorodit është dëshmi për përfshirjen gjithnjë e më të madhe të perëndimit në konfliktin në Ukrainë.

Persona ushtarak rusë mbrëmë deklaruan se gjoja i kanë gjetur militantët të cilët e kanë sulmuar rajonin e Bellgorodit me automjete të blinduara, dhe se kanë vrarë mbi 70 "nacionalistë ukrainas", ndërkaq të tjerët kanë ikur pas. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR