Kirbi: SHBA-ja në ditët e ardhshme do të sigurojë pako shtesë të ndihmës ushtarake për Ukrainën
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë pako shtesë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në ditët e ardhshme, deklaroi Xhon Kirbi, këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në intervistën për Em-Es-En-Bi-Si.
Uashington, 15 gusht 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë pako shtesë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në ditët e ardhshme, deklaroi Xhon Kirbi, këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në intervistën për Em-Es-En-Bi-Si.
Më herët sot, kabineti i ministrit ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov kumtoi se ai ka biseduar me homologun e tij amerikan Llojd Ostin për situatën në fushën e betejës dhe për nevojat mbrojtëse për Ukrainën. ls/
Foto: EPA