• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kirbi: SHBA-ja e ruan qëndrimin "adekuat" të mbrojtjes në lidhje me kërcënimet nga Koreja e Veriut

Kirbi: SHBA-ja e ruan qëndrimin

Uashington, 24 janar 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, sot deklaroi se SHBA-ja e ruan qëndrimin "adekuat" të mbrojtjes kundrejt kërcënimeve nga Koreja e Veriut, mes tensioneve të rritura me testimet e armëve dhe retorikës nxitëse nga Pheniani.

"Dua të jem i kujdesshëm. Nuk hyjmë në vlerësimet e intelegjencës. Por, un e vëzhgoj situatën me shumë kujdes dhe thjesht do t'ju them se mbetemi të sigurt se qëndrimi mbrojtës që mbajmë në gadishullin është i përshtatshëm për rrezikun", deklaroi Kirbi, duke u përgjigjur në konferencën për shtyp në pyetjen nëse Koreja e Veriut po përgatitet potencialisht për konflikt.

"Ajo që na shqetëson është thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë, sepse është e dukshme se (presidenti rus Vladimir ) Putin do të ketë përfitim nga kjo, sepse jo vetëm që kanë raketa balistike dhe përdorimin e tyre në Ukrainë, por edhe predha artilerie", shtoi Kirbi.

Kirbi, gjithashtu, pohon se Rusia ka përdorur raketa balistike të prodhuara në Korenë e Veriut gjatë luftës në Ukrainë.

Koreja e Veriut ngriti tensionet kur së fundimi lansoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi me lënde djegëse të ngurtë. Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un, gjithashtu, e ka cilësuar Suelin si një "armik kryesor të pandryshuar". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR