• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kirbi: SHBA-ja është kundër zvogëlimit të Gazës dhe zhvendosjes së dhunshme

Kirbi: SHBA-ja është kundër zvogëlimit të Gazës dhe zhvendosjes së dhunshme

Uasshington, 24 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për siguri të SHBA-së, Xhon Kirbi, sot kumtoi se qëndrimi i Uashingtonit është se palesstinezët në Gazë duhet të kenë votë përmes revitalizimit të administratës palestineze.

Ai tha se Uashingtoni ishte "shumë i qartë me kolegët izraelitë" për atë se çka nevojitet në Gazën e pasluftës, një ditë pasi që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e prezantoi planin e tij para kabinetit ushtarak dhe më vonë ia kumtoi opinionit.

Kirbi, gjithashtu, tha se SHBA-ja nuk beson në "zvogëlimin e madhësisë së Gazës" dhe nuk dëshiron të shohë çfarëdo lloj zhvendosje të dhunshme të palesstinezëve jashtë Gazës.

Ai gjithashtu theksoi se qëndrimi i Uashingtonit është se ata nuk duan "përmes Hamasit të dominohet, sundohet apo drejtohet" Gaza. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR