• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kirbi: Rusia duhet vetëm t'i tërheqë trupat e saj

Kirbi: Rusia duhet vetëm t'i tërheqë trupat e saj

Uashington, 7 maj 2024 (MIA) - Me qëllim që t'i mbrojë ushtarët e saj nga ndikimi i armëve të prodhuara nga Perëndimi, Rusia duhet thjeshtë t'i tërheqë nga territori i Ukrainës, deklaroi Xhon Kirbi, koordinator për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

"Nëse (Vladimir) Putin dhe personat zyrtarë rusë janë të shqetësuar se trupat e tyre në Ukrainë do të mund të goditen nga armët e prodhuara në vende të tjera, mënyra më e lehtë që të shmanget kjo është thjeshtë t'i tërheqin trupat e tyre", thotë Kirbi.

Ai shtoi se për momentin administrata nuk sheh hapa të vërtetë nga ana e Federatës Ruse lidhur me përdorimin e mundshëm të armës bërthamore edhe "krahas retorikës agresive". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR