• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kirbi: Nuk ka absolutisht kurfarë të vërtete në thëniet ruse se ukrainasit po bëjnë "bombë të pistë"

Kirbi: Nuk ka absolutisht kurfarë të vërtete në thëniet ruse se ukrainasit po bëjnë
Uashington, 25 tetor 2022 (MIA) - SHBA-ja po e vëzhgon zhvillimin e ngjarjeve rreth retorikës ushtarake të Rusisë me kërcënimet për goditje bërthamore dhe thëniet për "bombë të pistë" dhe ato kërcënime i marrim mjaft seriozisht, deklaroi Xhon Kirbi nga Këshilli nacional për siguri i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, divizioni elitar 101 ushtarak-ajror i armatës së SHBA-së, që javën e kaluar arriti në Rumani, këtë fundjavë filloi me stërvitje ushtarake. "Siç tha edhe sekretari i Shtetit, nuk ka absolutisht kurfarë të vërtete në thëniet ruse se ukrainasit po planifikojnë dhe po bëjnë diçka lidhur me bombën e pistë", deklaroi dje në thirrjen telefonike me gazetarët. Sipas tij, "bomba e pistë" shënon detonim shkatërrues me mjet konvencional shpërthyes të fisnikëruar me armë bërthamore, kimike apo biologjike në mënyrë që të shkaktojë dëm sa më të madh tek forcat kundërshtare. Kirbi shtoi edhe se asgjë në thëniet ruse nuk tregon se ka ndonjë përgatitje nga pala ukrainase për përdorim të armëve bërthamore dhe se për asgjë nuk ka indikacion se ukrainasit po bëjnë "bombë të pistë". "Nuk ka kurfarë vërtetime fizike për këtë", tha ai dhe konstatoi se nuk ka ndryshim edhe në gjendjen e forcave bërthamore amerikane. Lidhur me ardhjen e divizionit të 101-të ushtarak-ajror të armatës së SHBA-së në Rumani dhe komentet e disa mediumeve amerikane se persona zyrtarë thanë se, nëse jepet urdhri, ushtarët amerikanë janë të gatshëm të hyjnë në Ukrainë, Kirbi deklaroi se SHBA-ja ende i përmbahet deklaratës së presidentit Xho Bajden se ushtarët amerikanë nuk do të marrin pjesë në luftën në Ukrainë. "SHBA-ja është e fokusuar ta ndihmojë Ukrainën në përpjekje e saj ushtarake, Madje pasi që populli ukrainas dhe Zelenski do të vendosin të negociojnë me rusët për ndonjë armëpushim, atëherë mund të presim të ndodhë ndonjë depërtim. Siç thamë që në fillim të luftës, kurfarë negociata nuk janë të mundshme pa pjesëmarrje të ukrainasve, tha Kirbi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR