• e premte, 08 nëntor 2024

Kirbi: Evakuimi i civilëve nga Gaza për 24 orë është një detyrë e vështirë

Kirbi: Evakuimi i civilëve nga Gaza për 24 orë është një detyrë e vështirë

Uashington, 13 tetor 2023 (MIA) - Paralajmërimet e ushtrisë izraelite se rreth 1,1 milion civilë në pjesën veriore të Gazës duhet të evakuohen në jug të enklavës në 24 orët e ardhshëm është një detyrë e vështirë, deklaroi koordinatori për komunikime strategjike të Këshillit për Siguri Kombëtare Xhon Kirbi.

Megjithatë ai shmangu kritikat ndaj Forcave të Mbrojtjes izraelite, raportuan mediat britanike.

"Ne e kuptojmë atë që ata po përpiqen të bëjnë: Ata duan të nxjerrin civilët nga rreziku dhe t'u japin atyre një paralajmërim të drejtë", tha Kirbi.

Ai theksoi se tani është ende shumë e vështirë, sepse kemi të bëjmë me më shumë se një milion njerëz dhe një mjedis shumë urban, me popullsi të dendur.

"Tashmë është një zonë lufte, kështu që nuk mendoj se askush nuk duhet ta nënvlerësojë sfidën e kryerjes së atij evakuimi", tha ai.

Kirbi theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të shohin civilë të plagosur.

"Natyrisht, sa më shumë kohë të kenë këta njerëz, aq më mirë do të jetë", tha zyrtari amerikan.

Kirbi shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shtyjnë për një dalje të sigurt nga Gaza dhe janë në diskutime të vazhdueshme me autoritetet izraelite dhe egjiptiane për këtë.

KB-ja ka njoftuar tashmë se urdhërimi i një evakuimi masiv është i pamundur pa pasoja të mëdha humanitare. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR