• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kirbi: Edhe nëse deklaron falimentimin teknik, SHBA-ja do të vazhdojë të japë ndihmë financiare për Ukrainën

Kirbi: Edhe nëse deklaron falimentimin teknik, SHBA-ja do të vazhdojë të japë ndihmë financiare për Ukrainën

Uashington, 12 maj 2023 (MIA) Edhe nëse hyjnë në gjendje falimentimi teknik, Shtetet e Bashkuara do të mund ta ndihmojnë financiarisht Ukrainën deri në fund të vitit fiskal (30 shtator) dhe në kurriz të mjeteve të ndara nga Kongresi, tha Xhon Kirbi , zëdhënës për komunikimet strategjike në Këshillin e Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.

Demokratët dhe republikanët nuk po arrijnë të bien dakord për rritjen e kufirit të borxhit publik të SHBA-së, një lëvizje e nevojshme legjislative për ekonominë më të madhe në botë që të vazhdojë të paguajë detyrimet e saj, zyrtarët dhe kreditorët e saj.

"Për sa i përket mbështetjes për Ukrainën, në rast të mospagesës së detyrimeve, kjo do të varet nga alokimet që na janë dhënë nga Kongresi vitin e kaluar. Ne jemi ende në gjendje t'i vëmë në veprim ato fonde të alokuara dhe presim që mund të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fund të këtij viti fiskal, tha Kirbi në konferencën e sotme për shtyp, kur u pyet nga një gazetar se si do ta rregullojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetjen e tyre për Ukraina në rast të falimentimit teknik.

Borxhi kombëtar i SHBA-së aktualisht është në shumën 31.4 trilion dollarë. Ministria e Financave ka marrë masa të jashtëzakonshme për shkak se kufiri i kredive tashmë është arritur, në të kundërt nëse nuk ka marrëveshje deri më 1 qershor do të shpallet pamundësia e shlyerjes së detyrimeve.

Administrata e Presidentit Amerikan i kërkon Kongresit të rrisë kufirin e borxhit kombëtar, gjë që kundërshtohet nga republikanët, të cilët kontrollojnë dhomën e ulët të Kongresit: ata nuk janë kundër rritjes së kufirit të borxhit kombëtar, por vetëm me kusht që të shkurtohen shpenzimet e qeverisë.

Diskutimet për këtë çështje të ndjeshme janë ende në vazhdim. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR