• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kinoteka: Është e disponueshme platforma "Mobireel.eu", e cila ofron trajnime për digjitalizimin

Kinoteka: Është e disponueshme platforma

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) -  Kinoteka e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ueb platforma "Mobireel.eu" është aktive dhe e disponueshme për të gjithë qytetarët. Platforma është pjesë e projektit "MobiReel" dhe ofron trajnim për digjitalizimin e të ashtuquajturave filma vendorë, të regjistruara në VHS, SVHS, 8mm, 9.5mm, 16mm.

Ueb platforma mund të shfrytëzohet në pesë versione gjuhësore - në gjuhën maqedonase, angleze, gjermane, holandeze dhe  bullgare. Ky është rezultat i bashkëpunimit të Kinotekës me Bullgarinë (SCAS dhe Bibliotekën Kombëtare "P.P Sllavejkov"), Gjermani (Zeutschel) dhe Holandës (ERfgoedcentrum De Domijnen) si pjesë e projektit Digjitalizimi celular me kosto të ulët të filmave vintage "MobiReel" në kuadër të programit ERASMUS +.

Nga Kinoteka informojnë se çdo qytetar që është i interesuar për këtë trajnim mund të regjistrohet në platformë dhe të përfundojë trajnimin, ndërsa me përfundimin me sukses të trajnimit pajiset me certifikatë të akredituar evropiane.

"Është aktiv kanali i Jutjub i projektit dhe të gjithë mund të shihni videot e shkurtra të regjistruara nga vendet partnere, të realizuara për nevojat e projektit: pesë video për njësitë/modulet e ndryshme të prodhuara nga partnerët e projektit. Videot janë shpjegime të shkurtra të temave të modulit. Në kanal mund të shihen edhe disa filma të shkurtër tashmë të digjitalizuar", njofton Kinoteka.

Siç theksojnë ata, në kuadër të projektit, aktualisht janë duke punuar edhe për regjistrimin dhe një video të re dhe po përgatitet një manual që do të jetë në dispozicion onllajn. qa

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR