• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kina porositi SHBA-në se nuk guxon të ndërhyjë në problemet e tyre me Filipinet në Detin e Kinës Jugore

Kina porositi SHBA-në se nuk guxon të ndërhyjë në problemet e tyre me Filipinet në Detin e Kinës Jugore

Pekin, 26 tetor 2023 (MIA) - SHBA-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë në problemet mes Kinës dhe Filipineve, kumtoi sot ministri kinez i Punëve të Jashtme për tensionet rreth ujërave kontestues në Detin e Kinës Jugore.

"SHBA nuk është palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore, ata nuk ka të drejtë të ndërhyjnë në çështjen midis Kinës dhe Filipineve", njoftoi zëdhënësi i ministrisë Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtyp në përgjigjen e pyetjes në lidhje me porosinë amerikane se do të mbrojnë Filipinet.

Kina dhe Filipinet kanë disa mosmarrëveshje të mëdha në Detin e Kinës Jugore, kryesisht në ujërat kontestues rreth në pjesën e ishujve Spratli.

Të dielën anija kineze u përplas me një anije filipinase, duke bërë që Manila të dënojë ashpër "manovrat e rrezikshme bllokuese" të anijes kineze.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Filipineve duhet të përgjigjet rreth kërkesës për koment. 

Presidenti amerikan Xho Bajden dje në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se angazhimi i SHBA-së për mbrojtjen e Filipineve është "i fuqishëm si hekuri" pasi akuzoi Kinën se vepron "në mënyrë të rrezikshme dhe të paligjshme" në Detin e Kinës Jugore.

"Çdo sulm ndaj aeroplanëve filipinas, anijeve dhe forcave të armatosura do ta aktivizojë... marrëveshjen tonë për mbrojtjen e ndërsjellë me Filipinet", ka thënë Bajdeni në takimin e përbashkët me kryeministrin australian. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR