• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kina merr kryesimin e KS të BE-së: Do të bëjmë gjithçka për ta kthyer paqen në territoret palestineze

Kina merr kryesimin e KS të BE-së: Do të bëjmë gjithçka për ta kthyer paqen në territoret palestineze

Pekin, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kina e cila e ka marrë presidencën e Këshillit të Sigurisë së KB-së dë të bëjë gjithçka të mundet për të rivendosur paqen në territoret palestineze, publikoi Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen.

"Kina do të bëjë gjithçka për të ftuar Këshillin e Sigurisë të përmbushë përgjegjësitë e tij, të luajë rolin e tij, të krijojë konsensus dhe të ndërmarrë veprime të përgjegjshme dhe kuptimplota sa më shpejt të jetë e mundur për të zbutur krizën aktuale, për të garantuar sigurinë e civilëve dhe për të rivendosur paqen", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Vang Venbin në konferencën e rregullt për shtyp.

Deklarata e Kinës vjen menjëherë pasi Izraeli rriti ofensivën kundër grupit palestinez Hamas. Kina javën e kaluar ka marrë presidencën e radhës në Këshillit e Sigurisë së KB-së.

"Konflikti në Lindjen e Mesme është në krye të agjendës së Këshillit të Sigurisë në nëntor. Është imperativ të promovohet armëpushimi dhe ndalohet lufta, parandalimi i viktimave të mëtutjeshme civile, parandalimi fatkeqësisë humanitare në shkallë më të madhe dhe parandalimi i përhapjes së konfliktit", transmetojnë mediat shtetërore, ndërsa deklaroi Xhang Jun, përfaqësues i përhershëm i Kinës në KB. rq/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR