Kina e përshëndeti armëpushimin: Kemi bërë përpjekje që kjo të ndodhte
- Kina e përshëndeti armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se Pekini, gjithashtu ka bërë "përpjekje" për ndërprerjen e luftërave.
- Post By Sara Ademi
- 13:08, 8 prill, 2026
Pekin, 6 prill 2026 (MIA) - Kina e përshëndeti armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se Pekini, gjithashtu ka bërë "përpjekje" për ndërprerjen e luftërave.
Pekini i përshëndeti përpjekjet e bëra nga ana pakistaneze, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë kineze të punëve të jashtme, Mao Ning, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Pekin, duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë Anadolia.
"Kina bën përpjekje për armëpushim dhe zgjidhje të konflikteve përmes mjeteve politike që të arrihet stabilitet afatgjatë në rajonin e Gjirit dhe Lindjes së Mesme", tha Mao.
Pekini ka bërë "përpjekjet e tij në këtë pikëpamje", shtoi ajo.
Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë publikoi se është pajtuar ta"ndalë bombardimin dhe sulmet ndaj Iranit në periudhën dy javëshe".
Njoftimi erdhi më pak se dy orë para afatit që Trampi e vendosi për Iranin për ta hapur sërish Ngushticën e Hormuzit dhe ta pranojë marrëveshjen, ose të përballet me atë që ai e ka përshkruar si shkatërrim të "gjithë civilizimit". sa/
Foto. MIA arkivi