• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kina dhe Bjellorusia zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak

Kina dhe Bjellorusia zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak

Minsk, 9 korrik 2024 (MIA) - Kina dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, njoftuan ministrat e Mbrojtjes së Pekinit dhe Minskut. Manovrat po zhvillohen vetëm pak kilometra nga kufiri i Polonisë anëtare të NATO-s dhe në prag të takimit të nivelit të lartë të aleancës, raportojnë mediat britanike.

"Ngjarjet në botë janë alarmante, situata është e komplikuar, prandaj duhet të praktikojmë forma dhe metoda të reja të kryerjes së detyrave taktike", deklaroi gjeneral-majori Vadim Denisenko, komandant i forcave bjelloruse për operacione speciale, duke cituar nga Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë. 

Manovrat me emër të koduar "Sulmi i skifterit” do të vazhdojnë deri më 19 korrik dhe do të mbahen në terrenin stërvitor pranë qytetit të Brestit i cili ndodhet në kufirin me Poloninë.

Në kuadër të "ushtrimeve antiterroriste", ushtria kineze dhe bjelloruse do të kryejnë detyra për uljet gjatë natës, kalimin e barrierave ujore dhe kryerjen e operacioneve në zonat e banuara, njoftoi ministri bjellorus i Mbrojtjes. 

"Stërvitja e përbashkët ka për qëllim që t'i përmirësoj aftësitë koordinuese të ushtarëve-pjesëmarrës dhe për të thelluar bashkëpunimin praktik mes dy ushtrive", tha Ministria e Mbrojtjes së Kinës.

Në një postim në Telegram, Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se madhësia e forcave të NATO-s në kufirin me Bjellorusinë po rritet me shpejtësi, duke çuar në rritjen e tensioneve në rajon.

"Vendi jonë i ka ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të parandaluar eskalimin. Megjithatë, nëse dikush do t'i kalojë kufijtë tanë, reagimi do të jetë vendimtar", thuhet në njoftim. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR