• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Kina: Balona e supozuar spiune mbi SHBA është një pajisje meteorologjike

Kina: Balona e supozuar spiune mbi SHBA është një pajisje meteorologjike

Pekin, 3 shkurt 2023 (MIA) - Kina njoftoi se balona e supozuar spiune, e cila ishte vërejtuar mbi SHBA, është "anije ajrore civile" e cila përdoret kryesisht për ndjekje të motit, ndërsa e cila pa qëllim ka dalë nga kursi i paraparë i lëvizjes, informon Bi-Bi-Si.

Përfaqësuesit amerikanë nga Ministria e Mbrojtjes thanë se besojnë se balona, e cila ishte parë mbi zonat e ndjeshme gjatë ditëve të fundit, në fakt është pajisje për "mbikëqyrje nga lartësi e madhe". 

Por, në kumtesë, Ministria kineze e Punëve të Jashtme tha se përdoret për qëllime "kryesisht meteorologjike".

Kina më parë njoftoi se i shqyrton raportet amerikane se një balonë spiune kineze ishte parë se si fluturon mbi hapësirën ajrore të SHBA-së dhe bëri thirrje për qetësi. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning, sot më herët deklaroi se nuk ka informacione nëse do të realizohet vizita e planifikuar e sekretarit amerikan të shtetit, Entoni Blinken në Kinë.

"Kina është vend përgjegjës dhe gjithmonë respekton rreptësishtë ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka ndërmend të cenojë territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran. Sa i përket balonave, shqyrtojmë dhe kontrollojmë situatën dhe shpresojmë që të dyja palët të përballen me këtë me qetësi dhe kujdes", tha Mao.

SHBA-ja dhe Kanadaja sot njoftuan se kanë ndjekur një balonë spiun që ka fluturuar në lartësi të madhe mbi Amerikën Veriore dhe mbi vende të ndjeshme ushtarake.

Pentagoni mbrëmë njoftoi për praninë e një baloni në hapësirën ajrore të SHBA-së, që besohet të jetë kineze, ndërsa Qeveria kanadeze njoftoi sot se po heton "një tjetër incident të mundshëm". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR