• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kinë: Epidemia e Kovid-19 "kryesisht" ka përfunduar 

Kinë: Epidemia e Kovid-19

Pekin, 23 shkurt 2023 (MIA) - Autoritetet shëndetësore kineze sot publikuan se epidemia e koronavirusit në vend "kryesisht" ka përfunduar, por jo plotësisht, pasi që nga 8 janari janë zbuluar shtatë raste të importuara të variantit shumë të transmetueshëm XBB.1.5.

Zyrtarët thanë sot se "fitorja e madhe vendimtare" e Kinës mbi kovid-19 ka dhënë një shembull për vendet e mëdha në parandalimin dhe kontrollin.

Udhëheqësit kinezë shpallën një "fitore vendimtare" kundër kovid-19 javën e kaluar. Ata pretendojnë se kanë shkallën më të ulët të vdekjeve në botë, megjithëse ekspertët e vënë në dyshim këtë shifër pasi virusi kohët e fundit është përhapur me shpejtësi në të gjithë Kinën pasi ishte kryesisht nën kontroll për tre vjet.

Kina ka forcuar sistemin e saj shëndetësor pasi parashikoi përhapjen e virusit në zonat rurale.

Zyrtarët në një konferencë shtypi sot thanë se numri i shtretërve të kujdesit intensiv u rrit në 404,000 nga 198,000. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR