• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kinë: Deri në fund të qershorit, në vend do të ketë dhjetëra miliona raste me Kovid-19 në javë

Kinë: Deri në fund të qershorit, në vend do të ketë dhjetëra miliona raste  me Kovid-19 në javë

Pekin, 26 maj 2023 (MIA) - Autoritetet shëndetësore kineze paralajmëruan sot se kryeqyteti Pekin po përballet me një valë të re, të fortë të rasteve me Kovid-19 dhe e njëjta gjë po ndodh në një pjesë të madhe të vendit, njoftoi DPA.

Shkollave në disa pjesë të vendit u është thënë të marrin masa paraprake.

Epidemiologu kryesor kinez Zhong Nanshan pret rreth 65 milionë raste të reja të koronavirusit në javë në fund të qershorit, kur ai pret që vala të arrijë kulmin, raportojnë mediat shtetërore. Zhong vlerëson se tani ka rreth 40 milionë raste në javë.

Ekspertët besojnë se midis 80 dhe 90 për qind e të gjithë 1.4 miliardë kinezëve u infektuan në valën e koronavirusit në dhjetor dhe janar, por nivelet e imunitetit tani mendohet se janë zbehur.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e vdekjeve nga virusi gjatë dimrit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të huaj, ky numër është rreth një milion të vdekur. Autoritetet shtynë të mërkurën publikimin e rregullt të shifrave të vdekshmërisë për tremujorin e katërt të 2022. Krematoriet në atë kohë nuk mund të përballonin të vdekurit.

Pas tre vjetësh, në dhjetor Kina braktisi papritur strategjinë e saj të mëparshme strikte zero-Kovid. Spitalet nuk ishin përgatitur mirë për pasojat", thekson DPA.

Këtë herë nuk pritet një valë infektive e ngjashme me atë të fundit, por autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se në rrezik të veçantë janë të moshuarit dhe të sëmurët. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR