• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kim Xhong-un shkarkon shefin e Shtatmadhorisë dhe ftoi në gatishmëri për luftë

Kim Xhong-un shkarkon shefin e Shtatmadhorisë dhe ftoi në gatishmëri për luftë

Phenian, 10 gusht 2023 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un e ka shkarkuar shefin e Shtatmadhorisë dhe ka bërë thirrje për përgatitje të mëtejshme për luftë të mundshme, si dhe rritje të prodhimit të armëve dhe zgjerim të stërvitjeve ushtarake, bëri të ditur sot media shtetërore KCNA.

Kim këtë e kumtoi në një takim të Komisionit qendror ushtarak ku është diskutuar mbi planet kundërmasa lidhur me parandalimin e armiqve anonim të Koresë së Veriut, kumton KCNA.

Shefi i Shtatmadhorisë Pak Su-il është shkarkuar, thekson KCNA pa mos dhënë detaje. Në atë pozicion ai ka qenë rreth shtatë muaj. Ai erdhi në vendin e gjeneralit Ri Jong-gil i cili më parë ishte ministër i Mbrojtjes dhe komandant i përgjithshëm i trupave të tij konvencionale.

Ri ka shërbyer më parë si shef i Shtamadhorisë. Kur ai u shkarkua në vitin 2016 dhe mungonte në aktivitetet zyrtare në Korenë e Jugut kishte zëra se është zhdukur. Ai u rishfaq disa muaj më vonë kur u emërua në një post tjetër më të lartë.

Kim gjithashtu ka për qëllim të zgjerojë kapacitetin e prodhimit të armëve, thuhet në raport. Javën e kaluar ai vizitoi fabrikat e armëve ku bëri thirrje për ndërtimin e më shumë motorëve të raketave, artilerisë dhe armëve të tjera.

Kim gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë të kryejë stërvitje me armët dhe pajisjet më të reja për të qenë gati për luftë. Koreja e Veriut është planifikuar të mbajë paradë të milicive më 9 shtator me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Republikës.

SHBA dhe Koreja e Jugut do të zhvillojnë stërvitje ushtarake midis 21 dhe 24 gushtit të cilat Koreja e Veriut i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR