• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kim Xhong-un i dërgoi ngushëllime Iranit: Raisi ishte një shtetar i shquar dhe një mik i ngushtë

Kim Xhong-un i dërgoi ngushëllime Iranit: Raisi ishte një shtetar i shquar dhe një mik i ngushtë

 Phenian, 21 maj 2024 (MIA) - Lideri  i Koresë së Veriut, Kim Xhong-uni i ka dërguar ngushëllime Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Kimi   në mesazh thekson se vdekja e Raisit ishte një "humbje e madhe" për Iranin dhe se  shpresonte që familjet e viktimave do të rimëkëmben sa më shpejt të jetë e mundur. 

 Raisi ishte një "Shtetar i shquar dhe mik i ngushtë" i cili dha "kontribut të madh në idenë e popullit iranian për ruajtjen e sovranitetit, zhvillimit dhe interesave të vendit të tyre dhe suksesit të revolucionit islamik", tha Kimi, raportoi agjencia.

 Koreja e Veriut dhe Irani kanë lidhje të ngushta dhe të dyja vendet dyshohet se kanë bashkëpunuar në programet për raketa balistike, ndoshta duke shkëmbyer të dhëna teknike.

Foto:Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR