• e premte, 27 dhjetor 2024

Kim Jo Xhong: Kishida shprehu dëshirë për t'u takuar me liderin e Koresë së Veriut

Kim Jo Xhong: Kishida shprehu dëshirë për t'u takuar me liderin e Koresë së Veriut

Phenian, 25 mars 2024 (MIA) - Kim Jo Xhong, motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong Un, sot deklaroi se kryeministri japonez Fumio Kishida kohë të gjatë ka shprehur dëshirë të takohet me të.

Kim theksoi se takimi i tillë nuk varet vetëm nga vullneti i Kishidës dhe se Japonia do të konsiderohet si armik "kur qartë i shkel të drejtat sovrane të Republikës Popullore Demokratike të Koresë", por shtoi se të dy vendet mund të hapin të ardhme të re nëse Japonia vendos për rrugën e respektit të ndërsjellë.

Disa ekspertë vlerësojnë se Koreja e Veriut dëshiron t'i përmirësojë marrëdhinet me Japoninë për ta dobësuar partneritetin trilateral të sigurisë së Tokios, Seulit dhe Uashingtonit, si dhe që Kishida me këtë gjest dëshiron ta rrisë rejtingun e tij në rënie në Japoni.

SHBA dhe Koreja e Jugut i zgjerojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe stërvitjet trilaterale me Japoninë nga viti 2022 si përgjigje e testimit të armëve të cilën e kryen Pheniani.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR