• e enjte, 18 korrik 2024

Kiliçdaroglu: Ne jemi në epërsi

Kiliçdaroglu: Ne jemi në epërsi

Ankara, 14 maj 2023 (MIA) – Rivali më i madh i Erdoganit në zgjedhjet e sotme presidenciale në Turqi, Kemal Kiliçdaroglu në Tuiter ka shkruar se prin në zgjedhje.

“Jemi përpara”, ka shkruar Kiliçdaroglu.

Opozita kryesore turke, Partia Popullore Republikane (CHP), njoftoi më parë se rezultatet paraprake janë pozitive dhe se kur përqindja e votave të numëruara do të jetë më e lartë, do të kenë rezultate të mira.

Sipas të dhënave që kemi marrë deri tani, rezultatin e shohim si shumë pozitiv, ka deklaruar Faik Oztrak, zëdhënës i CHP-së.

Sipas Agjencisë Anadollu, deri më tani janë përpunuar 51.03 vendvotime dhe Erdogani kryeson me 52.03 për qind kundrejt Kiliçdaroglut që ka 42.11 për qind të votave.

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR