• e premte, 27 dhjetor 2024

Kievi sërish u sulmua me dronë

Kievi sërish u sulmua me dronë

Kiev, 3 gusht 2023 (MIA) - Forcat kundërajrore ukrainaseiu kundërpërgjigjën me zjarr sulmeve të fluturakeve ruse pa pilot gjatë alarmit ajror treorësh në Kiev dhe rrethinë, sot herët në mëngjes, kumtoi armata ukrainase.

Siç është cekur, disa shpërthime janë dëgjuar në dhe rreth Kievit, por ende nuk dihet nëse ka viktima.

Në një raport ushtarak qëndron se caqet në ajër janë rrëzuar, por nuk janë cekur hollësi.

Autoritetet ushtarake të Kievit e hoqën alarmin menjëherë pas orës katër të mëngjesit, sipas kohës lokale. Alarmet janë hequr edhe në disa rajone të tjera të vendit.

Sipas autoritetve ukrainase, në ditët e fundit të luftës, forcat ruse nuk kanë përparuar përgjatë linjës së frontit, "por janë ngulitur në rajone të minuara që i kontrollojnë, gjë që e vështirëson lëvizjen e ushtarëve ukrainas drejt lindjes dhe jugut".

Një pjesë e madhe e aktivitetit ushtarak është kahëzuar drejt sulmeve ajrore të cilat e dëmtuan infrastrukturën në portin ukrainas Izmail.

Përndryshe, forcat ukrainase filluan sulme masive në qershor me qëllim që sërish t'i marrin rajonet e okupuara dhe të kryejnë presion drejt jugut, drejt Detit Azov, përkatësisht me qëllim që ta ndërprejnë urën tokësore mes Ukrainës së okupuar lindore dhe Gadishullit të Krimesë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR