• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kievi përgatiti 425 strehimore të specializuara në rast të sulmit bërthamor

Kievi përgatiti 425 strehimore të specializuara në rast të sulmit bërthamor
Kiev, 2 nëntor 2022 (MIA) - Shefi rajonal ushtarak i Kievit, Oleksij Kuleba kumtoi se territori verior ukrainas ka përgatitur disa qindra "strehimore të specializuara" si përgatitje për sulm potencial bërthamor nga Rusia. Oleksij Kuleba, shef i administratës rajonale ushtarake të Kievit, në intervistë të emetuar në kanalin televiziv ukrainas Hromadske tha se qeveria ukrainase po përgatitet për "skenarin më të keq" derisa tensionet vazhdojnë të rriten në luftën ruso-ukrainase. "Tetë muajt e fundit na mësuan se gjithçka mund të ndodhë", tha Kuleba. Si funksionar po përgatitem për skenarin më të keq, por shpresoj se do të jetë gjithçka në rregull", shtoi ai. Kuleba deklaroi se armata e Kievit ka përgatitur 425 "strehimore të specializuara" nëntokësore në mbarë rajonin. Përfaqësuesi ushtarak shtoi se tashmë ka mijëra strehimore në rajon, por theksoi se ato "nuk janë të përshtatshme për mbrojtje nga rreziqet nga radiacioni". "Është e qartë se njeriu para së gjithash duhet të strehohet në strehimore", vazhdoi Kuleba, duke folur për atë se si qytetarët duhet të përgatiten për sulm bërthamor, "hapi i dytë, më i rëndësishëm, duhet të jetë komunikimi. Nëse vjen deri te sulmi bërthamor, atëherë, me siguri, nuk do të ketë komunikim. E vetmja gjë që do të funksionojë është radioja. Do të thotë, radio stacionet transmetuese duhet të jenë të pajisura me bateri. Në të gjitha vendet, në mënyrë që të pranohet sinjali", shtoi ai. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR