• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kievi kërkon nga Irani të ndalojë të dorëzojë armë për Rusinë

Kievi kërkon nga Irani të ndalojë të dorëzojë armë për Rusinë
Kiev, 28 tetor 2022 (MIA) – Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba, kumtoi se në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hosein Amirabdolahian, ka kërkuar që Teherani të ndalojë të dorëzojë armë për Rusinë. “Kërkova që Irani menjëherë të ndalojë të dërgojë armëve në Rusi, e cila e përdor për vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës jetike në Ukrainë”, shkroi Kuleba në Tuiter. Sipas tij, biseda është inicuar nga ana iraniane. Ukraina dhe vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë dronë "kamikazë", që përdoren për sulme ndaj infrastrukturës kritike ukrainase, ndërsa Teherani i hedh poshtë akuzat. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR