• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kievi ftoi Vangun që ta vizitojë Ukrainën

Kievi ftoi Vangun që ta vizitojë Ukrainën

Kiev, 30 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Ukrainës e ka ftuar ministrin për Punë të Jashtme të Kinës Vang Ji për të vizituar Kievin, ndërsa Pekini ka thënë se "ka interes" për propozimin, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

"Jemi të gatshëm të mirëpresim ministrin Vang Ji në Ukrainë, për të parë nga afër pasojat e agresionit rus në vendin tonë dhe për të zhvilluar negociata të thella dypalëshe me të për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare", deklaroi zëdhënësi i Ukrainës së MPJ-së.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitro Kuleba javën e kaluar në Pekin u takua me Vangun. Kina konfirmon se merr qëndrim neutral për luftën, por gjithashtu theksoi një partneritet "të pakufizuar" me Rusinë disa ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Presidenti rus Vlladimir Putin në maj ishte për vizitë në Kinë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR