• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kievi: Armata ukrainase mund të tërhiqet nga Bahmuti

Kievi: Armata ukrainase mund të tërhiqet nga Bahmuti
Kiev, 1 mars 2023 (MIA) - Armata ukrainase mund të vendos t'i tërheq ushtarët e saj rreth Bahmutit, paralajmëroi sot këshilltari i presidentit ukrainas, Aleksandar Rodnjanski.
"Armata e jonë dukshëm do të duhet t'i shqyrtojë të gjitha opsionet. Deri tani e kemi mbrojtur qytetin, por nëse nevojitet, forcat në aspektin strategjik do të tërhiqen nga pozitat e tyre", tha Rodnjanski, duke shtuar se Ukraina nuk do ta sakrifikojë popullin e saj për asgjë. 
Rodnjanski tha se edhe Rusia i shfrytëzon ushtarët më të mirë të grupit paramilitar Vagner, në tentim që ta rrethojë qytetin.
Shefi i Vagnerit, Evgenij Prigozhin deklaroi se "deri tani nuk ka parë shenja për tërheqjen e forcave ukrainase nga qyteti". Ai pohon se "Kievi në të vërtetë i përforcon pozitat e veta aty".
Këshilltari i presidentit ukrainas, Mihail Podoljak sot deklaroi se nuk janë të sakta akuzat e Rusisë se Kievi ka shfrytëzuar drone për sulm në territorin rus. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR