• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kiev: Ukraina ka rrëzuar 61 nga 71 raketa në sulmin e sotëm rus

Kiev: Ukraina ka  rrëzuar 61 nga 71 raketa në sulmin e sotëm rus

Kiev, 10 shkurt 2023 (MIA) – Kievi ka bërë të ditur  se armata  ruse sot ka gjuajtur 71 raketa lundrimi në një sulm masiv raketor në Ukrainë, prej të cilave 61 janë rrëzuar.

Raketat e lundrimit u lëshuan nga anijet dhe aeroplanët rusë, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në raportin e tij të mbrëmjes për gjendjen.

Përveç kësaj, sipas rinumërimit paraprak, Rusia ka gjuajtur 29 raketa nga sistemi S-300, i cili në fakt është i destinuar për mbrojtjen ajrore, ndaj qëllimeve tokësore në Ukrainë.

 DPA thekson se numrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

 Kievi shtoi se qëllimi i sulmeve  sërish ka qenë infrastruktura e Ukrainës. ar/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR