Kiev: Rusia sulmon sistematikisht kompanitë amerikane në Ukrainë
- Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha sot deklaroi se Rusia po i shënjestron sistematikisht kompanitë amerikane që punojnë në Ukrainë, pasi një sulm rus goditi një objekt të prodhuesit amerikan bujqësor "Banxh" në qytetin Dnipro, në pjesën juglindore të vendit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:48, 5 janar, 2026
Kiev, 5 janar 2026 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha sot deklaroi se Rusia po i shënjestron sistematikisht kompanitë amerikane që punojnë në Ukrainë, pasi një sulm rus goditi një objekt të prodhuesit amerikan bujqësor "Banxh" në qytetin Dnipro, në pjesën juglindore të vendit.
"Ky sulm nuk ishte një gabim - ishte i qëllimshëm, sepse rusët u përpoqën ta godisin këtë kompani disa herë", ka shkruar Sibiha në rrjetin social "Iks".
Ai vlerësoi se Rusia po sulmon sistematikisht biznesin amerikan në Ukrainë dhe shtoi se veprime të tilla tregojnë "mungesë respekti të plotë nga presidenti rus Vladimir Putin për përpjekjet e paqes për Ukrainën, të udhëhequra nga ShBA-ja".
Paraprakisht sot, kryebashkiaku i Dnipros, Boris Filatov, njoftoi se në sulmin rus me dronë është goditur ndërmarrja e kompanisë "Banxh".
Foto: Arkivi