• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kiev: Rusia i sulmon hekurudhat ukrainase që ta "paralizojë" transportin e ndihmës nga Perëndimi

Kiev: Rusia i sulmon hekurudhat ukrainase që ta

Kiev, 26 prill 2024 (MIA) - Rusia i ka përforcuar sulmet ndaj infrastrukturës hekurudhore ukrainase, me qëllim që ta pengojë lëvizjen e transportit ushtarak që përfshin ndihmë nga Perëndimi, deklaroi sot një burim i lartë nga mbrojtja ukrainase.

Rritja e sulmeve vdekjeprurëse ka për qëllim t'i shkatërrojë stacionet hekurudhore dhe "t'i paralizojë dërgesën dhe lëvizjen e transportit ushtarak" para ofensivës së planifikuar ruse, pohon burimi. 

"Këto janë hapa standarde para ofensivës", shtoi ai.

Rusia sot kumtoi se ka shfrytëzuar projektile dhe artileri që ta qëllojë infrastrukturën hekurudhore dhe armën perëndimore që transportohet përmes hekurudhës në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se forcat e saj e kanë goditur "armën perëndimore dhe pajisjen ushtarake" që janë transportuar përmes hekurudhës një ditë më herët në rajonin e Donjeckut, ndërsa shënjestër kanë qenë edhe objektet hekurudhore në rajonin Harkov. bsh/

Foto: EPA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR