• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kiev: Rusia i përforcoi sulmet në Herson

Kiev: Rusia i përforcoi sulmet në Herson

Kiev, 13 tetor 2023 (MIA) - Rusia i përforcoi sulmet artilerike në Herson, duke vrarë civilë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha, kurse forcat ruse goditën atë rajonin në Ukrainën lindore 100 herë në 24 orë, lajmëroi sot guvernatori i Kersonit, Oleksandër Prokudin.

Ushtria ukrainase kumtoi se Moska vazhdon me tentimet për pushtimin e rajonit Avdijevka, qytet afër Donjeckut, që është nën kontrollin rus, raporton REL.

Prokudin lajmëroi se forcat ruse kanë shfrytëzuar artileri, minahedhës, tanke dhe dronë për të sulmuar zonën dhe kryeqytetin e tyre Kerson, i cili u qëllua 49 herë.

"Dy persona vdiqën, kurse gjashtë janë plagosur, prej të cilëve një fëmijë", tha Prokudin, duke shtuar se sulmet shkatërruan objekte arsimore, shtëpi, blloqe banimi, strukturë mjekësore dhe një platformë industriale në distriktin Berislav në Kersonit.

Kerson, të cilin trupat ukrainase pjesërisht e liruun një vit më parë, është vazhdimisht shënjestruar e sulmeve të artilerisë ruse nga ana tjetër e Dnjeprit.

Në një përpjekje për të depërtuar në zonë, ushtarët rusë kanë përforcuar sulmet e pamëshirshme në Avdijevka, ku forcat ukrainase zbrapsën 20 sulme në 24 orë, njofti sot Shtatmadhoria.

Forcat ukrainase kanë zhvilluar gjithsej 64 beteja të afërta, derisa kanë avancuar gradualisht në zonën Bahmut në Donjeck dhe në drejtimin jugor në Melitopol, kumtoi ushtria.

Kryeministri Vollodimir Zelenski në porosi e publikuar në aplikacionin Telegram i lavdëroi mbrojtësit e Avdijevkut.

“U jam mirënjohës çdo ushtari, çdo njësie për rezistencën e tyre”, shkroi Zelenski. ss/bsh/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR