• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kiev: Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike në tre rajone ukrainase

Kiev: Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike në tre rajone ukrainase

Kiev, 27 prill 2024 (MIA) - Forcat e armatosura ruse sot e sulmuan infrastrukturën energjetike në tre rajone ukrainase, njoftoi ministri ukrainas i Energjetikës, Herman Halushçenko.

Janë sulmuar objekte në rajonet Dnjepropetrovsk, Ivano - Frankovska dhe Lviv. 

Halushçenko informoi se në sulm është dëmtuar pajisje energjetike, ndërsa të paktën një punëtor është lënduar. 

Ai në kanalin e tij në aplikacionin "Telegram" shkroi se tani po mënjanohen pasojat nga sulmi. fc/

Fotografia: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR