• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kiev: Rusia dërgoi 7.000 ushtarë verikoreanë në kufirin me Ukrainën

Kiev: Rusia dërgoi 7.000 ushtarë verikoreanë në kufirin me Ukrainën

Kiev, 2 nëntor 2024 (MIA) - Në javën e fundit të tetorit Rusia dërgoi mbi 7.000 ushtarë nga Koreja e Veriut në kufirin me Ukrainën, kumtoi sot Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Siç ceket në kumtesë, ushtarët verikoreanë janë transportuar me ndihmës e së paku 28 aeroplanëve transportues.

Ushtarët janë të armatosur me minahedhës, pushkë automatike AK-12, mitralozë RPK/PKM, snajperë dhe armë të tjera.

Ushtarët verikoreanë morën edhe pajisje për pamje gjatë natës dhe dylbi.

Siç u kumtua më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken deklaroi se Moska ka dërguar rreth 8.000 ushtarë verikoreanë në rajonin Kursk. ab/

foto: arkivi/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR