• e hënë, 08 korrik 2024

Kiev: Forcat ruse dëmtuan me granata një termocentral në jug të Ukrainës

Kiev: Forcat ruse dëmtuan me granata një termocentral në jug të Ukrainës

Kiev, 28 shtator 2023 (MIA) - Gjatë granatimeve të fundit të zonave jugore të Ukrainës, forcat ruse dëmtuan një termocentral në jug të vendit, njoftoi sot rrjeti shtetëror distributiv i Ukrainës, Ukrenergo, pa saktësuar vendndodhjen e centralit apo shkallën e dëmit.

"Mbrëmë u dëmtua një termocentral në jug të rajonit, ndërsa zjarri është rezultat i bombardimeve masive të armikut”, thuhet në njoftimin e Ukrenergos. 

Kompania nuk është në gjendje të japë hollësira të mëtejshme për shkak të detyrimeve ligjore ushtarake.

Dimrin e kaluar Rusia ka filluar një seri sulmesh ajrore ndaj elektranave dhe transformatorëve ukrainas, të cilat në momente lanë miliona njerëz pa energji elektrike, ndërsa javën e kaluar filloi sulmi ndaj kapacitetit energjetik në Ukrainë, gjë që solli ndërprerje të energjisë në pesë rajone. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR