• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kidnapohen pesëmbëdhjetë fëmijë gjatë sulmit të fundit nëpër shkolla në Nigeri

Kidnapohen pesëmbëdhjetë fëmijë gjatë sulmit të fundit nëpër shkolla në Nigeri

Lagos, 10 mars 2024 (MIA) - Një grup i armatosur në Nigeri ka sulmuar një shkollë tjetër dhe ka kidnapuar 15 fëmijë në incidentin e tretë të kidnapimit masiv brenda dy javësh, bëri të ditur sot policia.

Sulmues të armatosur rëndë kanë sulmuar një konvikt në shtetin federal Sokoto mëngjesin e djeshëm. Përveç fëmijëve, është marrë edhe një grua nga fshati Gidan Bakuso, deklaroi zëdhënësi i policisë, Ahmad Rufai.

Policia mësoi për kidnapimin disa orë më vonë, sepse fshati është në një zonë të largët pa shërbime të telefonisë celulare apo rrugë të asfaltuara, tha zëdhënësi. Prandaj deri në fshat nuk mund të shkohet me makinë, por vetëm me motor.

Të enjten e kaluar, 287 vajza dhe djem u kidnapuan nga shkollat e tyre në fshatin Kuriga në shtetin veriperëndimor Kaduna.

Në fund të shkurtit, në shtetin verilindor Borno ndodhi një rrëmbim masiv i personave të zhvendosur brenda vendit. Sipas Kombeve të Bashkuara janë kidnapuar më shumë se 200 njerëz.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR