• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kiber sulm ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë

Kiber sulm ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë

Hagë, 20 shtator 2023 (MIA) - Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë ka qenë viktimë e kiber sulmit javën e kaluar, kumtoi Gjykata pa zbuluar detaje për madhësinë e sulmit dhe për çfarë lloji bëhet fjalë.

Siç njoftuan mediat holandeze, duke iu referuar burimeve anonime, sulmi është kryer ndaj një numri të madh të dokumenteve.

Megjithatë, siç theksohet, Gjykata nuk ka dashur ta kofirmojë këtë, ndërsa zëdhënësi ka thënë se sulmi hetohet në bashkëpunim me autoritetet holandeze, si dhe nëse prapa sulmit qëndron ndonjë qeveri e huaj.

GJPN tha se ndërmerr masa urgjente që t'i minimizojë pasojat nga kiber sulmi dhe se vlerëson se Holanda ndihmon në këtë. Nga atje shtuan se punojnë në përmirësimin e kiber sigurisë së saj. GJPN nuk dha detaje të mëtejshme mbi shtrirjen e sulmit apo llojin e sulmit kibernetik.

GJPN u themelua në vitin 2002 nga dhjetëra shtete. Aho heton gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës dhe ka fuqinë për të ndjekur penalisht të dyshuarit përtej linjave shtetërore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR