KFOR-i: Të konstatohen faktet për sulmin ndaj kanalit Ibër-Lepenc dhe përgjegjësit të nxirren para drejtësisë
- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, porositi se është me rëndësi të kosntatohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin Ibër-Lepenc të nxirren para drejtësisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:11, 30 nëntor, 2024
Prishtinë, 30 nëntor 2024 (MIA) - Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, porositi se është me rëndësi të kosntatohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin Ibër-Lepenc të nxirren para drejtësisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në kumtesën e sotme për meidumet, KFOR-i e dënon ashpër sulmin ndaj kanalit vital për furnizimin me ujë dhe funksionimin e sektorit energjetik në Kosovë, që ndodhi mbrëmë në një fshat afër Zubin Potokut dhe i cili "kishte ndikim të madh ndaj furnizimit me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës".
"Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në reagimin tutje thuhet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.