• e enjte, 26 dhjetor 2024

KFOR-i e paralajmëroi Kosovën pas blerjes së dronëve të armatosur nga Turqia

KFOR-i e paralajmëroi Kosovën pas blerjes së dronëve të armatosur nga Turqia

Prishtinë, 18 korrik 2023 (MIA) - Forcat paqësore në Kosovë të kryesuara nga NATO-ja (KFOR) dje e paralajmëruan Prishtinën pas blerjes së fluturakeve të armatosura turke pa pilot, duke e përkujtuar se vetëm ata janë përgjegjës për hapësirën e saj ajrore.

Kjo deklaratë e KFOR-it vjen një ditë pas lajmit për furnizim me fluturake turke pa pilot "TB-2 Bajraktar" që e publikoi kryeministri Albin Kurti.

"Kur bëhet fjalë për përdorim të të gjitha llojeve të fluturakeve pa pilot dhe kufizimeve adekuate, madje edhe lidhur me 'TB-2 Bajraktar', komandanti i KFOR-it e ka përgjegjësinë kryesore për hapësirën ajrore mbi Kosovë", ceket në kumtesë.

Kurti të dielën në rrjetet sociale publikoi fotogrrafi në të cilën qëndron pranë fluturakeve.

"Në arsenalin tonë ushtarak shtuam fluturaket pa pilot 'TB-2 Bajraktar' që i blemë nga Turqia", tha i kënaqur Albin Kurti, duke shtuar: "Kosova tani është më e sigurt dhe po aq krenare!".

Ështl shkruar shkumë për dronët "TB-2 Bajraktar" vitin e kaluar për shkak të rolit të tyre në fazat e para të mbrojtjes së Ukrainës nga invazioni rus, ndërkaq u blenë nga dhjetëra armata, kumtoi Instituti ndërkombëtar për studime strategjike (IISS).

Qeveria e Kosovës dëshiron t'i riorganizojë Forcat e armatosura lehtë të sigurisë së Kosovës (FSK) në armatë të rregullt me 5.000 ushtarë dhe 3.999 rezervistë. ab/

foto. МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR