• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KFOR: Vendimi për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në suaza të dialogut me ndërmjetësim të BE-së

KFOR: Vendimi për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në suaza të dialogut me ndërmjetësim të BE-së

Prishtinë, 6 gusht 2024 (MIA) - Misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR, sot e përsëriti përcaktimin e saj se vendimi për hapjen e urës kryesore në Ibër, ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, duhet të miratohet në suaza të dialogut, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Ata theksuan se njësitë e tyre mbajnë një prani të përhershme në urë dhe do të vazhdojnë patrullimet e rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri uk do të hezitojnë të ndërhyjnë në çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë.

Në kumtesë thuhet se "herët në mëngjes, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është informuar nga drejtori i Policisë së Kosovës për një inspektim teknik të planifikuar në urën kryesore mbi lumin Ibër", në Mitrovicë, i cili do të bëhet së shpejti".

"Ne nuk do të hezitojmë të ndërhyjmë në çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje të plotë me mandatin tonë të OKB-së," thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë deklaroi se ura do të hapet për komunikacionin e të gjitha automjeteve motorike, por që koha e saktë se kur do të bëhet është "çështje e vlerësimit profesional". sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR