• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ketrin Kolona: Asad duhet të sillet para drejtësisë

Ketrin Kolona: Asad duhet të sillet para drejtësisë

Paris, 23 maj 2023 (MIA) - Presidenti sirian Bashar al Asad duhet të sillet para drejtësisë për "qindra mijëra vdekje" dhe "përdorimin e armëve kimike" gjatë luftës civile në vend, tha ministrja e Jashtme franceze Ketrin Kolona. Ajo theksoi se "lufta kundër krimeve, kundër mosndëshkimit është pjesë e diplomacisë franceze".

Javën e kaluar Asad u kthye në skenën rajonale me pjesëmarrje në samitin e Ligës Arabe, pasi u ndalua nga organizata ndërkombëtare për një dekadë.

Por, Kolona tha se Parisi nuk do ta ndryshojë politikën e saj ndaj presidentit sirian. "Duhet të përkujtojmë se kush është Bashar al Asad. Ai është lider i cili është armik i popullit të tij më shumë se 10 vjet", tha ajo gjatë një interviste të sotme televizive.

"Heqja e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër regjimit sirian sigurisht që nuk është planifikuar, shtoi ajo. - Derisa të ndryshojë, derisa të angazhohet për pajtim, për luftën kundër terrorizmit, për luftën kundër drogës... derisa të përmbushë detyrimet e tij, nuk ka arsye të ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj tij, tha Kolona. - Mendoj se i takon atij të ndryshojë, jo Francës të ndryshojë qëndrimin tonë", shtoi ajo. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR